Lajmet e fundit

Nga mbledhja e Komisionit parlamentar për media

, 07.05.2004




Komisioni parlamentar për media, në mledhjen e sotme të drejtuar nga deputeti, Sabit Rrustemi, ka shqyrtuar raportin e Komisionerit të përkohshëm për media, Robert Gillette, lidhur me prezantimin e protestave të marsit në televizionet e Kosovës.
Zoti Gilete ka paraqitur para komisionit një ekspoze të gjerë për joprofesionalizmin dhe emocionalitetin e tepruar të raporteve të gazetarëve për vdekjen e tre fëmijëve të fshatit Çabër, që sipas tij ka ndikuar në masovitetin dhe brutalitetin e protestave të 17 dhe 18 marsit. Ai e ka vënë në thumb të krititkës Televizioni publik (RTK-në) dhe menaxhmentin e tij, pse e ka ndyshuar skemën programore dhe ka emetuar muzikë serioze, duke e krijuar disponimin si për një tragjedi kombëtare. Anëtarët e komisionit i kanë bërë shumë vërejtje dhe pyetje Komisionerit të përkohshëm për media, z. Gillette, duke u fokusuar në raportin e njëanshëm dhe prejudikues për raportimin televizioneve të Kosovës për trazirat e marsit, duke shtuar se është absurde të etiketohen mediat, meqë atë ditë nuk kanë funksionuar segmentet që kanë për kompetencë mbrojtjen dhe sigurinë dhe se megjithë gabimet e rastit atë ditë pikërisht mediat e kanë kryrë punën e tyre.
Pas kritikave për elementet e papërfëshira në raportin e Komisionetit për mediat dhe pakënaqësitë e akumuluara të qytetarëve të Kosovës për zhvillimet jo të favorshme në vend, Gillete e ka falenderuar zotin që është përgjegjës vetëm për mbarëvajtjen e mediave dhe jo për zhvillimin e Kosovës.
Për hirë të objektivitetit më të lartë të Komisionit parlamentar për media dhe ndriçimit të problemit, komisioni ka vendiosur që javën tjetër, në mbledhjen e komisionit, të thirren edhe përfaqësuesit e mediave, që edhe ata ta vlerësojnë çështjen nga këndvështrimi i tyre.