Lajmet e fundit
Daci priti edhe kryetarin e Fondacionit të vëllezërve Rockfeller
, 11.05.2004
Kryeparlamentari Daci ka pritur sot z. Stephen Heintz, kryetar i Fondacionit të vëllezërve Roskfeller dhe ka biseduar me te për financimin e projekteve në interes të zhvillimit demokratik të vendit, të mirëkuptimit ndërmjet popujve, kulturave dhe civilizimeve, për forcimin e paqes dhe të sigurisë dhe sidomos për strategjinë e zhvillimit ekonomik.
Duke folur për nevojat e ngutshme të Kosovës për zhvillim, për paqe e stabilitet, kryeparlamentari Daci është angazhuar për institucione të qëndrushme demokratike. Misionin e UNMIK-ut , të cilin e ka vlerësuar të sukseshmëm në fazen e eti të parë, duhet ndihmuar që ta përfundojë me sukses punën e tij në Kosovë, ka thënë Daci. Ai, ndërkaq i ka përkujtuar mysafirët se kur bashkësia ndërkombëtare angazhohet ushtarakisht për ta ndërprerë gjenocidin ndaj një populli, siç ishte rasti me Kosovën, atëherë duhet të merr edhe vendim për njohjen e pavarësisë së saj. Kur Kosova të jetë e pavarur, është shprehur Daci, integrimi pakicave dhe garantimi i të drejtave të tyre do të jetë më i lehtë, kurse do të jenë më efektivë dhe më funksionalë edhe mekanizmat ndërkombëtarë në Kosovë.
Ne e kemi të qartë vizionin tonë, prandaj mundemi edhe t’i përmbushim standardet, ka spikatur kryetari i legjislativit të Kosovës.