Lajmet e fundit
Në seseionin plenar të 27 majit do të shyrtohen nëntë projektligje, kurse një ligj do të amendamentohet
, 24.05.2004
Kryesia e Kuvendit të Kosovës, në mbledhjen e saj të drejtuar nga Nexhat Daci, kryetar, ka vendosur që sesioni plenar të mbahet më 27 maj dhe ka përcaktuar rendin e ditës së tij. Është vendosur që deputetëve t’u shpërndahet raporti i Grupit Punues për ndryshimin e Kornizës Kushtetuese dhe që kryesuesi i këtij grupi të raportojë për punën e bërë. Po atë ditë do të shyrtohen për herë të parë Projektligji për Akademinë e Shkencave dhe të Arteve të Kosovës, ai për Tregtinë e brendshme, Projektligji për koncesionet, ai për Gatishmërinë emergjente civile, ai për Veterinarinë dhe ai për Tatimin në të ardhurat personale. Për herë të dytë, ndërkaq do të shqyrtohen Projektligji për ndërtimet, ai për Ndërmarrjet dhe ai për Veprimtaritë hoteliere dhe turistike. Në këtë sesion do të amendamentohet Ligji për produktet dhe pajisjet medicionale si dhe do të shyrtohet raporti përfundimtar i buxhetit të vitit 2003 dhe raporti i buxhetit për tremujorin e parë 2004. Kryesia ka tumirur kërkesën e Grpupit Parlamentar të PDK-së që në seancën vijuese të radhitet çështja e privatizimit në Kosovë, ndërkaq propozuesit i është lënë të vendosë nëse do të paraqitet me ndonjë material bazë, apo jo. Kryesia nuk e ka miratuar nismën e Komisionit Parlamentar për bujqësi, pylltari dhe zhvillim rural për amendamentimin e Ligjit për Pyjet dhe ka kërkuar nga komisionet që të mos fillojnë nisma për plotësimin e ligjeve, ende pa filluar zbatimi i tyre në praktikë. Kryesia gjithashtu nuk e ka tumirë rekomandimin e këtij komisioni dhe të atij për Mjedisin lidhur me Projektligjin për Parkun Kombëtar Bjeshkët e Nemurna, me arsyetimin se çështja është politizuar, se komisionet nuk i kanë koordinuar qëndrimet dhe se nuk kanë komunikuar me sponzorizuesin e projektligjit. Kryesia e Kuvendit të Kosovës i është përgjigjur pozitivisht kërkesës së banorëve të fshatit Çabër për mbulimin financiar të shpenzimeve të ceremonisë mortore për për tre fëmiëjt e mbytur në lumin Ibër.