Lajmet e fundit
Daci priti drejtorin e PER-it, Allen Kassof
, 25.05.2004
Në takimin e kryeparlamentarit të Kosovës, Nexhat Daci, me drejtorin e Projektit për raporte etnike, Allen Kassof, është biseduar për zhvillimet në Kosovë, në kontekstin e protestave të marsit dhe përgjithësisht për realizimin e të drejtave etnike në Kosovë. Kassof, ndërkaq është interesuar për modelet e decentralizimit që preferohen dhe përvojat e Marrëveshjes së Ohrit, lidhur me zgjithjen e problemeve etnike. Professor Daci ka shprehur vizionin e tij dhe të Kuvendit të Kosovës për një vend demokratik me garanci institucionale për zhvillimin e papenguasr të të gjitha bashkësive etnike. Ai, ndërkaq është shprehur në favor të decentralizimit të kompetencave dhe të përgjegjësive, sa më afër qytetarit, por jo të atij mbi baza etnike.