Lajmet e fundit
Kryeparlamentari Daci priti emisarin belg për Ballkanin, Alexis Brouhns
, 26.05.2004
Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Nexhat Daci, ka pritur sot emisarin e Belgjikës për Ballkanin, Alexis Brouhns dhe ka biseduar me te për zhvillimet në Kosovë, sot dhe në perspektivë. Profesor Daci ka vlerësuar se pas suksesit fillestar në Kosovë, UNMIK-u ka ngecur prapa dhe nuk i ka përmbushur objektivat, prandaj ka theksuar ai, duhet të ndryshohet misioni i administrates ndërkombëtare në Kosovë, në mënyrë që të përfundojë me sukses mandate i saj. Duke folur për rëndësinë e kthimit të të zhvendosurve, Daci ka theksuar se pos sigurisë që kërkohet dhe e cila nuk është në kompetence të institucioneve të Kosovës, për kthim të sukseshëm nevojiten edhe vnde pune dhe programe të mira sociale. Ai ka konstatuar me keqardhje se me një ekonomi të tillë vështirë se mund të përmbushen këto kushte. Daci ka konstatuar se, në këtë vit të zgjedhjeve po keqësohet gjendja ekonomike në Kosovës dhe ka shtuar se për zgjedhje të sukseshme parlamentare, qytetarëve duhet t’u ofrohet jo vetëm vision, por edhe perspektivë të prekshme. Madje ai ka theksuar se pa zhvillime pozitive në Kosovë, nuk mund të ketë qëndrueshmëri në rajon. Në pyetjen e diplomatit belg, Brouhns, se mos difekti për ecuritë e pamira qëndron tek PSSP i OKB-së për Kosovë , Daci është shoprehur se çështja nuk qëndron tek kryeadministratori, por tek struktura e UNMIK-ut, e cila duhet të ndryshohet nga Nju-Jorku. Në kurreshtjen e mysafirit për rolin e dëshirueshëm të Unionit Evropian në Kosovë, Daci ka theksuar se gjithsesi nevojitet një rol më aktiv i UE-së, por se kjo nuk nënkupton një EUMIK në Kosovë. Duke diskutuar për standardet për Kosovën, numri një i legjislativit, ndërkaq është shprehur se standardet që i kërkohen Kosovës, nuk i plotësojnë vendet tjera të rajonit, madje as shumica e vendeve anëtare të OKB-së.