Lajmet e fundit
Kryeparlamentari Daci priti ambasadorët e Këshillit Permanent të OSBE-së
, 27.05.2004
Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Nexhat Daci pati një takim me katër ambasadorët e Këshillit Permanent të OSBE-së në Vjenë, kryesues të Francës, Gjermanisë, Anglisë dhe Italisë, përkatësisht Yves Doutriaux, Dieter Boden, Colin Munro dhe Guido Lenzi, të cilët shoqëroheshin edhe nga shefi i OSBE-së në Kosovë, Paskal Fieski. Në takim merrnin pjesë edhe anëtarët e Kryesisë së Kuvendit të Kosovës. 
Rjedhat më aktuale në Parlament, gjendja e shoqërisë multietmnike, pengesat aktuale në zhvillimin e mëtejshëm të procesve politike e zhvillimore dhe shkaqet që sollën protestat e marsit ishin pika qendrore të këtij takimi. Kryeparlamentari Daci theksoi se 90 për qind e popullsisë së Kosovës është shqiptare, ndërsa 10 për qind e përbëjnë miroritetet tjera, megjithëkëtë nga 120 vende në Parlament, 30 për qind iu takojnë deputetëve të minoriteteve. Në fushën e legjislacionit, në kuadër të të cilit janë aprovuar edhe ligje që avancojnë multietnicitetin, ndihmë të madhe ka dhënë Bundestagu Gjerman, pastaj Anglia, Franca etj., por sidomos Departamenti për Demokratizim i OSBE-së. Ngjarjet e marsit ishin të papritura, Parlamenti dënoi sidomos dëmtimin e shtëpive dhe kishave serbe.
Duke folur reth përpjekjeve për zhvillimin e shoqërisë dhe të ekonomisë kosovare, si dhe mungesën e sukseseve në këto segmente, u theksua se një shkak i rënies së sukseseve ishte strukturimi joadekuat i UNMIK-ut. Misioni i UNMIK-ut këtë funksion të ringritjes nuk po mund ta kryejë. Shih për këtë rikstrukturimi i UNMIK-ut është i domosdoshëm. Në mungesë të qeverisjes dhe ngecjes së zhvillimit ekonomik, sidomos pas ndaljes së procesit të privatizimit, po konsumohet substanca politike dhe e stabilitetit. Është shumë e mjegulluar edhe rruga e realizimit të standardeve. Këtë proces po e vështirëson fakti që pala kosovare, në mungesë të kompetencave, ka hyrë me duar të lidhura, ndërsa ndikim negativ ka edhe mospjesëmarrja e serbëve në institucione dhe rindërtim. Njerëzit po humbin besimin për vizionin e së ardhmes së Kosovës. Në këtë situatë të rinjtë do t’ ua mësyejnë edhe më tutje dyerve të Anglisë dhe Amerikës. Në këto relacione, sidomos në mungesën e rezultateve dhe ngecjeve në zhvillim gjenden edhe disa nga shkaqet e protestave të marsit. Në këtë vështrim ka ndikimin e vet edhe memoria e freskët e para 5 vjetëve e shkatërrimeve të soldateskës serbe.
Të gjitha këto shtrojnë domosdoshmërinë për një angazhim edhe më të madh për bartjen e përgjejgësive në institucionet vendëse, ndaj edhe kërkohet një angazhim më i madh i ndërkombëtarëve në këtë lëmë.