Lajmet e fundit
Daci priti drejtorin ekzekutiv të NAAK-ut, Martin Vulaj
, 28.05.2004
Kryeparlamentari Daci ka pritur sot drejtorin ekzekutiv të Këshillit Kombëtar Shqiptaro – Amerikan ( NAAK), Martin Vulaj dhe ka biseduar me te për nevojën e krijimit të strategjisë dalëse të institucioneve të vendit për Kosovën, pasi që, siç është shprehur njëshi i legjislativit, ngjarjet e marsit kan dëshmuar se UNMIK-u ka dështuar në misionin e tij. Kemi vizion të qartë për Kosovën, prandaj duhet ta krijojme edhe strategjinë tonë për vete dhe për raportet me bashkësinë ndërkombëtare, ka theksuar Daci . Bashkëbiseduesit janë dakorduar se Qeveria e Kosovës urgjentisht duhet t’i marrië kompetencat e plota dhe të krijojë kapacitetin e plotë veprues. Zoti Vulaj është shprehur se komuniteti shqiptar në Amerikë dhe Këshilli Kombëtar Shqiptaro – Amerikan, i përcjellin me vëmendje zhvillimet në Kosovë dhe në gjithë hapësirën shqiptare, prandaj janë shumë të disponuar t’i ndihmojnë proceset pozitive në këtë hapësirë. Duke vlerësuar lart kontributin Këshillit dhe të komunitetit shqiptar në Amerikë, profesor Daci ka shprehur bindjen e tij se do të vazhdojë të jenë të suksesshme kontaktet dhe bashkëpunimi i ndërsjellë.