Lajmet e fundit

Kryeparlamentari Daci priti ipeshkvin, Vincenoz Pagila

, 28.05.2004




Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Nexhat Daci , ka pritur sot ipeshkvin e Argjipeshkvisë së Ternit, imzot Vincenzo Paglia dhe ka biseduar me te për zhvillimet në Kosovë, me theks të vaçantë trazirat e marsit në Kosovë dhe mundësitë e riparimit të pasojave të tyre. Ipeshkvi Paglia ka kërkuar përkrahjen e kryeparlamentarit Daci që Shën Exhidio ta rindërtojë një kishë ortodokse në Kosovë. Profesor Daci është shprehur se nuk ka qenë traditë e shqiptarëve gjatë historisë t’i dëmtojnë faltoret e asnjë besimi dhe ka vlerësuar nismen e Shën Exhidios. Bashkëbiseduesit janë pajtuar për nevojën e kthimit të besimit ndërmjet njerëzve dhe nacionaliteteve në Kosovë, si parakusht për zhvillime të mëtutjeshme pozitive në Kosovë dhe rajon.