Lajmet e fundit
Kryeparlamentari Daci vizitoi Kryqin e Kuq të Kosovës
, 31.05.2004
Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Nexhat Daci, me bashkëpunëtorë, vizitoi sot Kryqin e Kuq të Kosovës dhe u njoftua për problemet e shumta me të cilat ballafaqohet ky institucion humanitar dhe për rezultatet e arritura në kushte tepër të rënda të veprimit. Drejtori i Kryqit të Kuq të Kosovës, dr. Fehmi Vula, ka paraqitur një sërë problemesh politike, institucionale dhe organizative që e mundojnë KKK-në, duke filluar nga moslejimi i regjistrimit si institucion i Kosovës, por si OJQ, mosfinancimi, mungesa e infrastrukturës së nevojshme, funksionimi paralel i të shtuquajturit Kryqi i Kuq i Kosovës dhe Metohisë, të cilin për habi e toleron UNMIK-u, etj. Ai ndërkaq e ka garantuar kryeparlamentarin Daci se 100 për qind e materialit që ka disponuar kryqi i Kuq i Kosovës u është ndarë nevojtarëve nga Kosova, madje edhe atyre nëpër enklava, si dhe refugjatëve nga Maqedonia.
Vula, ndërkaq, ka kërkuar që KKK të regjistrohet si institucion i Kosovës dhe të financohet, të krijohet ligji për këtë institucion dhe të anëtarësohet, së pakut si vëzhgues, në Komitetin e Kryqit të Kuq Ndërkombëtar dhe në Federatën Ndërkombëtare të Kryqit të Kuq dhe të Gjysmëhënës së Kuqe.
Kryeparlamentari Daci ia bëri të qartë stafit të Kryqit të Kuq të Kosovës se ai ka ardhur për ta mbështetur këtë instuticion të rëndësishëm humnaitar të Kosovës. Duke i kundërshtuar paralelizmat në këtë fushë, profesor Daci ua përkujtoi të pranishëmve se me luftë është hequr sundimi serb në Kosovë, prandaj mbi këtë bazë duhet të veprojë edhe kryqi i Kuq i Kosovës. Ai, ndërkaq, e ka lavdëruar shpërndarjen e ndihmave edhe për qytetarët serbë të Kosovës, duke shtuar se respekti ndaj minoriteteve është vlerë e madhe e popullsisë shumicë.
Daci ka premtuar se çështja e Kryqit të Kuq të Kosovës do të rregullohet me ligj dhe i ka sugjeruar udhëheqjes së këtij institucioni që të bashkëpunojë me Komisionin parlamentar për gatishmëri emergjente, për sa i përket hartimit të ligjit.