Lajmet e fundit

Daci priti të dërguarin e Solanës për Ballkanin

, 04.06.2004




Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Nexhat Daci, ka pritur sot zotin Fernando Gentilini, i deleguar për Ballkanin i Përfaqësuesit të Lartë të Unionit Evropian për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Havier Solana dhe ka biseduar me të detaje të vizitës së paralajmëruar të Solanës në Kosovë. Në takim është biseduar edhe për trazirat e marsit, për krijimin e besimit ndëretnik dhe për standardet për Kosovën. Profesor Daci është shprehur se Kuvendi i Kosovës e ka planin për implementimin e standardeve dhe do ta realizojë atë.
Në interesimin e diplomatit evropian për gjasat e vazhdimit të dialogut Prishtinë –Beograd, Daci ka theksuar se paraprakisht duhet të funksionojë dialogu ndërmjet komuniteteve në Kosovë.
Lidhur me mbajtjen e zgjedhje të sivjetme parlamentare në Kosovë, Daci e ka vlerësuar se rezultati më i madh do të ishte sikur t’i bindim qytetarët të dalin në zgjedhje. Njëshi i legjislativit të Kosovës është shprehur se qytetarëve të Kosovës ju nevojitet jo vetëm vizion optimist për ardhmërinë, por edhe perspektivë e prekshme e zhvillimit ekonomik dhe e mirëqenies së tyre.