Lajmet e fundit

Komisioni për bujqësi, pylltari dhe zhvillim rural i Kuvendit të Kosovës - Projektligji për veterinarinë është në funksion të zhvillimit të blegtorisë dhe të ruajtjes së shëndetit publik në përgjithësi

, 04.06.2004




Projektligji për veterinarinë vjen në kohë të duhur, është në funksion të zhvillimit të blegtorisë dhe të ruajtjes së shëndetit publik në përgjithësi, është konkret, i qëlluar dhe i hartuar edhe nga ekspertë të njohur të këtij lëmi, ndaj kërkohet që sa më shpejt të aprovohet dhe të fillojë të zbatohet. Si i tillë ai do të jetë në funksion të zhvillimit të blegtorisë dhe të ruajtjes së shëndetit publik në përgjithësi.Proejktligjin e bën bashkëkohor fakti që merr parasysh pos tjerash edhe karakteristikat regjionale, ai është punuar edhe në frymë të ligjeve evropiane në këtë lëmë.Këto ishin disa nga konstatimet më qenësore të dëgjimit publik, lidhur me projektligjin për Veterinarinë organizuar sot nga Komisioni për bujqësi, pylltari dhe zhvillim rural i Kuvendit të Kosovës, kryesuar nga Tomë Hajdaraj, kryetar. Fillimi i zbatimit të këtij ligji do të mundësojë të parandalojë disa ecuri negative në lëmin e veterinarisë dhe të këmbimit, pra të eksportit dhe importit, duke krijuar hapësirë për konkurrencë lojale.Duke dhënë disa vërejtje , ndër të tjera të pranishmit theksuan se nuk duhet lejuar ndarje ndërmjet shërbimeve komunale dhe inspeksioneve veterinere, madje pati propozime që inspektorët t’ i përgjigjen shërbimeve përkatëse komunale.Në këtë vështrim, u tha se ky ligj i ardhshëm nuk duhet të bjerë bjerë ndesh as me Ligjin për Inspektoratin sanitar.Gjatë debatit u vlerësua se Shërbimi Veteriner i Kosovës ka arritur rezultatet ë rëndësishme, por ai pas luftës po ballafaqohet me mungesën e kuadrove, një pjesë e të cilëve braktisën këtë shërbim, ndaj është ndërmarrë një aksion për afrimin e kuadrove të veterinarisë, pa marrë parasysh përkatësinë kombëtare të tyre.