Lajmet e fundit
Kryeparlamentari i Kosovës Nexhat Daci dënon aktin qyqar të vrasjes e 17 vjeçarit Dimitrije Popoviq të fshatit Graçanicë të Kosovës
, 06.06.2004
Gjykojmë me indinjatën më të thelle, si një akt kriminal dhe qyqar, vrasjen e 17 vjeçarit Dimitrije Popoviq të fshatit Graçanicë të Kosovës.
Aktet e tilla brutale, janë të drejtuara jo vetëm kundër jetës së shtrenjtë të qytetarëve të Kosovës jo vetëm për të goditur familjet duke u shkaktuar atyre dhimbje të pakompenzueshme, por në rend të parë janë të drejtuara kundër ardhmërisë së Kosovës, kundër paqes dhe dinjitetit qytetar të saj, prandaj me forcë kërkojmë, që për veprat e tilla jonjerëzore, të cilat dënohen nga të gjithë qytetarët e Kosovës pa dallim, kryesit e këtyre akteve dhe nxitësit e tyre, të marrin dënimet më të rënda nga gjyqësia kosovare thuhet në reagimin e Zyrës së Kryetarit të Kuvendit të Kosovës Nexhat Daci.