Lajmet e fundit

Nga takimi Daci - Solana

, 07.06.2004




Gjenjda jo e mirë e sigurisë, vonimi i rindëritmit të shtëpive të djegura të qytetarëve serbë dhe vështirësitë e përmbushjes së standardeve për Kosovën, ishin temat bosht të bisedës së përfaqësuesit të lartë të Unionit Evropian për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Havier Solana me kryetarin e Kuvendit të Kosovës, Nexhat Daci.
Në takim është dënuar vrasja, ditë më parë, e të riut serb në Graçanicë dhe është vlerësuar se krime të tilla i ngadalësojnë zhvillimet e dëshiruara në Kosovë.
Zoti Solana ka shprehur keqardhjen e tij për vonimin e rindërtimit të shtëpive të djegura të qytetarëve serbë në trazirat e marsit dhe ka shprehur pakënaqësi për gjendjen e sigurisë në Kosovë.
Kryeparlamentari Daci e ka garantuar kryediplomatin evropian, Solana, se sikur në strukturat e sigurisë të angazhohej edhe stafi lokal, gjendja e sigurisë do të ishte pesëdhjetë për qind më e mirë. Ai është shprehur se misioni i UNMIK-ut duhet të ndryshojë, sepse nuk e ka përmbushur misionin e tij për rritjen e kapacitetit qeverisës të institucioneve vëndese. Daci është shprehur i prerë se me një strukturë si të UNMIK-ut do të dështonin edhe vendet më të zhvilluara perëndomore. Megjithë resurset njerëzore, begatitë natyrore dhe ndihmën e bashkësisë ndërkombëtare, Kosova po ngec në zhvillimin e saj, ka konstatuar Daci, i cili ndër arsyet e ngecjes së Kosovës ka përmendur edhe bllokimin e privatizimit dhe vonimin e publikimit të planit për implementimin e standardeve.