Lajmet e fundit

Daci priti kryetarin e Bashkisë së Vlorës, Shpëtim Gjika

, 09.06.2004




Oferta turistike e Vlorës për pushimet e qyetarëve të Kosovës në në bregdetin vlonjat dhe kushtet që ofrorohen për t’i joshur pushuesit kosovarë, ishte tema e takimit të kretarit të Kuvendit të Kosovës, Nexhat Daci, me kryetarin e Bashkisë së Vlorës, Shpëtim Gjika, i cili shoqërohej nga bashkëpunëtorë dhe shefi i Zyrës së Shqipërisë në Prishtinë, Bashkim Rama.
Kryebashkiaku i Vlorës, Gjika, është shprehur se kapacitetet turistike të Vlorës sivjet janë shimë më të mëdha dhe më të përgatitura për mysafirë. Ai është shprehur optimist se shumë qytetarë të Kosovës kësaj vere do të vijnë t’i kalojnë pushimet në bregdetin shqiptar. Me këtë rast ai e ka ftuar edhe kryeparlamentarin Daci që të pushojë në Vlorë.
Profesor Daci, pasi ka folur për zhvillimet në Kosovë, ka vlerësuar bukuritë e bregdetit të Shqipërisë. Ai ndërkaq, e ka garantuar kryebashkiakun e Vlorës se të gjithë kosovarët kanë vlerësim të ngjashëm dhe se e meritojnë të priten mirë.