Lajmet e fundit
Sesioni plenar i Kuvendit mbahet më 16 qershor
, 10.06.2004
Kryesia e Kuvendit të Kosovës, në mbledhjen e drejtuar nga Nexhat Daci, kryetar, ka vendosur që Sesioni plenar i Kuvendit të mbahet të mërkuren e ardhshme, më 16 qershor, në të cilin do të shqyrtohet amendamentimi i Kornizës Kushtetuese të Kosovës dhe do të debatohet për privatizimin ( sipas kërkesës së grupit parlamentar të Partisë Demokratike të Kosovës). Po në këtë sesion do të shqyrtohen për herë të dytë: Projektligji për konsumatorët, ai për Tregtinë e brendshme, Projektligji për Akademinë e Shkencave dhe Arteve të Kosovës, ai për Tatimin në paga dhe ai për Veterinarinë. Për herë të parë do të shqyrtohen: Projektligji për detyrimet, ai për Trashëgiminë, ai për Ujërat, pastaj Projektligji për tatimin në fitim, ai për punimet nga materialet e çmuara dhe ai për Të drejtat e pjesëtarëve të luftës së UÇK-së. Do të amendamentohet, ndërkaq, Ligji për produktet dhe pajisjet medicinale, kurse sa i përket Ligjit për barazinë gjinore, është konstatuar se është shkelur procedura e amendamentimit dhe e shpalljes, pasi që komisioni funksional plotësimet e ligjit në fjalë ia ka dorëzuar Zyrës Ligjore të UNMIK-ut, pa kaluar në procedurat parlamentare, kurse PSSP e ka shpallur këtë ligj.
Deputetët në këtë sesion do të emërojnë anëtarët e Komisionit rregullativ të Prokurimit publik dhe anëtarët e Agjencionit të Prokurimit publik, sipas propozimit të Qeverisë.
Kryesia po sot ka shqyrtuar edhe rekomandimin e Komisionit për gatishmëri emergjente për hartimin e projektligjit për mbrojtje civile dhe gatishmëri emergjente; rekomandimin e Komisionit legjislativ lidhur me vërejtjet e UNMIK-ut në Ligjin për bashkëpunim me Tribunalin e Hagës; mendimin Qeverisë lidhur me Parkun Kombëtar Bjeshkët e Nemuna dhe mendimin e saj lidhur me propozimin e Komisionit për bujqësi, pylltari dhe zhvillim rural për ndryshimin dhe plotësiomin e Ligjit për pyjet.
Duke i shqyrtuar kërkesat e dy komisioneve parlamentare ( atij për Arsim, shkencë dhe teknologji dhe të atij për Tregti dhe industri), për vizitë jashtë vendit, Kryesia ka vlerësuar se është tepruar me vizita të shpeshta dhe të papamotivuara dhe i ka refuzuar kërkesat e tyre.