Lajmet e fundit

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Nexhat Daci priti Lambsdorfin

, 15.06.2004




Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Nexhat Daci, pati sot një takim me kryesuesin e Shtyllës IV të UNMIK-ut, Nikollas Lambsdorf. Me këtë rast u fol për çështjen e procesit të privatizimit dhe rrugët për zhbllokimin e tij. Pas takimit Lambsdorf theksoi se e ka informuar kryeparlamentarin Daci për vizitën e tij të bërë para disa ditësh në Nju-Jork, konkretisht në OKB, si dhe kontaktet e tij me personat e autorizuar rreth privatizimit në Kosovë. Në vijim ai theksoi se pas kthimit nga Nju-Jorku është përgatitur një doracak rreth privatizimit, ku janë përfshirë edhe disa konkluzione se si të ecet përpara, pa asnjë ngecje në këtë proces. Për doracakun deputetët do të informohen nesër në seancën plenare. Sa për mua ky doracak është një balancim ndërmjet dy kërkesave dhe pres sukses nga ai. Mund të ketë edhe disa përmirësime ose shtesa të kërkesave, megjithatë ky doracak është brum i mirë se si duhet të vazhdojë privatizimi në Kosovë, theksoi Lambsdorf.