Lajmet e fundit
Kryeparlamentari Daci takohet më zëvendësin kryesor të PSSP-së, Brajshou
, 15.06.2004
Angazhimet aktuale rreth realizimit të standardeve, privatizimi si dhe ndryshimet kushtetuese ishin tema thelbësore të takimit të sotëm të kryetarit të Kuvendit të Kosovës, Nexhat Daci, me zëvendësin kryesor të PSSP-së, Çarls Brajshou, një ditë para se shqyrtimi i procesit të privatizimit dhe propozimi për amendamentimin e Kornizës Kushtetuese të shtrohen në mbledhjen e Kuvendit të Kosovës. Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Nexhat Daci me këtë rast theksoi se procesi i privatizimit duhet të vazhdojë, ndërsa duke folur për standardet ai tha se ato do të përmbushen dhe në këtë aspekt do të japë kontrubutin e tij edhe organi më i lartë legjislativ, që ai udhëheq. Në këtë frymë ky organ do të kryejë të gjitha obligimet që ka marrë. Me ndryshimet kushtetuese Kosova do të jetë multietnike, përkatësisht nuk do të prishet baraspesha etnike. Lidhur me këtë ai theksoi se do të mbeten edhe vendet e rezervuara për minoritete në Kuvendin e Kosovës, pra edhe 10 vendet e rezervuara për serbët. Mirëpo, duhet të dihet se tërë puna rreth ndryshimit të Kornizës Kushtetuese bëhet sipas mandatit të popullit, në funksion të të cilit është edhe përbërja aktuale e Kuvendit. Profesor Daci u shpreh se nuk mund të pajtohet me qëndrimin statik të UNMIK-ut, sepse është e nevojshme që të bëhën ndryshime në Kornizën Kushtetuese në pajtim me kërkesat e kohës.