Lajmet e fundit
Fatmir Sejdiu priti ambasadorin e Turqisë në Beograd, Hasan Servet Oktem
, 21.06.2004
Anëtari i Kryesisë së Kuvendit të Kosovës, dr. Fatmir Sejdiu priti sot ambasadorin e Turqisë në Beograd, Hasan Servet Oktem, i shoqëruar nga Metin Këllëq, shef i Zyrës së Turqisë në Prishtinë. Duke njoftuar mysafirët për strukturën e Kuvendit të Kosovës, Fatmir Sejdiu theksoi se në Parlament merr pjesë edhe partia turke, me të cilën kemi bashkëpunim mjaft të mirë. Komuniteti turk në Kosovë ka qëndrim konstruktiv ndaj proceseve aktuale që zhvillohen në Kosovë, ai sheh fatin e përbashkët me kosovarët dhe përkrah opcionin për pavarësi të Kosovës. Ne duam një Kosovë të pavarur për të gjithë qytetarët që jetojnë këtu. Ngjarjet e marsit nuk i kemi pritur mire, as si institucione , as si popull, sidomos djegien e shtëpive dhe të objekteve fetare. Për këto ngjarje ende Parlamenti i Kosovës nuk e ka dhënë vlerësimin përfundimtar, koha do të tregojë të vërtetën. Mirëpo, këto ngjarje nuk duhet të na vihen si lak në fyt, ashtu siç dëshiron Beogradi.
Ne jemi pjesë e Evropës, gjithnjë me synim të qartë që të jemi faktor stabiliteti në rajon, ndaj kërkojmë edhe ndihmën e Turqisë për mbështetjen e Kosovës në rrugën e integrimeve evropiane dhe të pavarësisë. Në këtë rrugë duhet të ecim së bashku sinqerisht, megjithëse dikush dëshiron të na pengojë në realizimin e këtyre synimeve. Vazhdimisht është i pranishëm diversioni serb, i cili instrumentalizon serbët e Kosovës për qëllimet e tij, për ta mbajtur gjithnjë në tension Kosovën, sidomos nëpërmjet strukturave paralele.
Në tetor presim një proces fer zgjedhor, ashtu si kaluan edhe zgjedhjet e mëparshme, të cilat u vlerësuan si më të mirat në Evropën Juglindore. Kërkojmë që edhe këto zgjedhje të monitorohen nga BE-ja, theksoi Fatmir Sejdiu.