Lajmet e fundit
Komisioni Parlamentar për të drejta dhe interesa të komuniteteve vizitoi Kuvendin Komunal të Shtërpcës
, 22.06.2004
Anëtarët e Komisionit për të drejta dhe interesa të komuniteteve i Kuvendit të Kosovës, të prirë nga Mahir Jakxhillar, zëvendëskryesues i parë i komisionit, vizituan sot Kuvendin Komunal të Shtërpcës. Me këtë rast ata u pritën nga administratori ndërkombëtar Bob Simons. Gjendja pas protestave të marsit dhe përpjekjet për sanimin e gjendjes, marrëdhëniet ndërmjet komuniteteve, procesi i privatizimit, arkëtimi i tatimeve ishin në qendër të vëmendjes të këtij takimi. Bob Simons, tha se në këtë komunë 65 për qind e popullisë është serbe, ndërsa 35 shqiptare. Ndërkaq, duke folur për strukturën e të punësuarve ai tha se në administratën e Komunës janë të punësuar gjithsej 60 veta, nga të cilët 40 janë serbë, ndërsa 20 shqiptarë. Në institucionet shëndetësore të kësaj komune punojnë 114 veta, nga të cilët vetëm 4 janë shqiptarë.
Me këtë rast u tha se pas protestave të 17 e 18 marsit hetohet një ftohje ndërmjet komuniteteve, mirëpo ka lëvizje të lirë të qytetarëve. Brengos fakti që në këtë komunë ka shumë shtëpi të rrënuara, si shqiptare, ashtu edhe serbe, ndërsa deri tash pak është punuar për meremtimin e tyre. U tha se në këtë drejtim duhet të punohet më shumë, në mënyrë që të gjitha banorët të kthehen në shtëpitë e tyre. Gjendjen në këtë komunë e rëndon edhe fakti që këtu jetojnë rreth 1.500 refugjatë serbë nga vise të ndryshme të Kosovës, 400 prej tyre janë sistemuar në dy qendra kolektive, por ata jetojnë në kushte të vështira, meqë mungojnë ndihmat e duhura.
Gjendjen financiare në komunë nuk është e volitshme, meqë një numër shumë i pakët i qytetarëve e biznesve paguajnë tatimet. Kohëve të fundit si një shembull i mirë i pagimit të tatimit u përmend “Inex ski center”, e cila ka filluar të paguajë tatimet. Të pranishimt shtruan nevojën e shtimit të përpjekjeve për zhvillimin e turizmit në këtë anë, por në këtë aspekt po reflektohet negativisht fakti që deri tash nuk është privatizuar asnjë objekt i “Inex ski center”.