Lajmet e fundit
Takohen parlamentaret e Kosovës me ato të Shqipërisë
, 23.06.2004
Delegacioni i parlamentareve të Kuvendit të Shqipërisë, i përbërë nga Magbule Çeço, Arta Dade, Valentina Leskaj dhe Elida Tepelena, si dhe Ornela Abazi nga Shoqata për zhvillim njerëzor, u pritën në Kuvendin e Kosovës nga paralemntaret e Kuvendit të Kosovës Edita Tahiri, Edi Shukriu, Sala Ahmetaj, Teuta Hadri dhe Sebahate Grajqevci.
Në këtë takim të pune, që u zhvillua në një atmosferë tejet të ngrohtë, deputetet biseduan për një spektër çështjesh të rëndësishme në planin politik, kombëtar dhe në mënyrë të veçant për çështjet e gruas. Deputetet e Kosovës njoftuan mysafiret me rrjedhat politike në Kosovë në pesë vjetët e protektoratit, duke vënë theksin në arritjet dhe sfidat me të cilat ballafaqohet Kosova. Në një elaborim të gjerë për këtë temë, u tha se sfida kryesore e Kosovës është realizimi i vullnetit të popullit për pavarësi, që është kusht themelor për zhbllokimin e proceseve dhe hapjen e perspektivës për zhvillimin ekonomik të Kosovës. Në vazhdim u theksua se gjendja në Kosovë kërkon një qasje të re të bashkësisë ndërkombëtare dhe të politikës vendore, veçmas pas ngjarjeve të marsit dhe se kalimi në politikën“pavarësia dhe standardet se bashku” është imperativ.
Duke folur për çështjet e gruas u tha se në Kosovë gruaja ka rolin e saj në proceset politike, mirëpo ka nevojë për rritjen e përfaqësimit të grave në vendimmarrje. Poashtu u theksua nevoja që të krijohen strategji të përbashkëta për faktorizimin e gjithëmbarshëm të grave shqiptare. Mysafiret nga Shipëria, nga ana e tyre, vunë në dukje procesin e reformave ekonomike dhe demokratike nëpër të cilat po kalon Shqipëria. Ato vunë në pah synimet e Shqipërisë për t’u bërë sa më shpejt pjesë e bashkësisë evro-atlantike dhe nevojën e shtimit të përpjekjeve në këtë drejtim.
Deputetet e Shqipërisë vlerësuan se pozita e gruas në politikën e Shipërisë nuk është në nivelin e duhur dhe nënvizuan përpjekjet e tyre për të ndryshuar këtë situatë.
Në këtë takim deputetet shqiptare u dakorduan për nevojën e intensifikimit të bashkëpunimit dhe të bashkërendimit për çështjet me interes të përbashkët.
Parlamentaret e Shqipërisë në vazhdim të qëndrimit në Kosovë do të zhvillojnë takime me përfaqësuesit e institucioneve të Kosovës dhe të shoqërisë civile.