Lajmet e fundit

Komisioni për parashtresa dhe peticione vizitoi Kuvendin e Shqipërisë

, 23.06.2004




Një delegacion i Komisionit për parlamentar për parashtresa dhe peticione i Kuvendit të Kosovës, i kryesuar nga deputetja Nerxhivane Dauti, ka filluar sot një vizitë pune në Kuvendin e Republikës së Shqipërisë. Delegacioni i deputetëve të Kosovës do të ketë takime me disa nga komisionet parlamentare të Kuvendit të Shqipërisë, për të këmbyer përvoja për zbatimin e procedurave parlamentare, sidomos të atyre për amendamentimin dhe miratimin e ligjeve. Deputetët nga radhët e Komisionit parlamentar për parashteresa dhe peticione, gjatë qëndrimit në Tiranë do të kenë takime edhe në Ministrinë e Drejtësisë.