Lajmet e fundit
Komisioni Parlamentar për kulturë , rini e sport
, 29.06.2004
Komisioni për kulturë , rini e sport i Kuvendit të Kosovës, kryesuar nga Lirak Çelaj, zëvendëskryesues i parë, mbajti sot një dëgjimi publik lidhur me shkresën e një grupi qytetarësh të Pejës për Kullën e Gorajve.Në këtë shkresë shfaqet shqetësimi se kësaj kulle i kanoset rreziku i rrënimit dhe i zhvendosjes.Gjatë debatit u tha se ky objekt ështa në prag të shkatërrimit të plotë, pos nga rrethina që e degradon, po ashtu edhe nga faktori kohë.Kjo shtron nevojën që sa më shpejt të ndërmerret diçka për ruajtjen e këtij monumenti. Me këtë rast u theksua se nuk dihet që për zhvendosjen e këtij monumenti është dhënë ndonjë leje. Kulla e Gorajve, përkatësisht e Spahijve, ishte edhe një rast për brengosje përkitazi me rrezikun që i kanoset mbarë objekteve kulturore e historike të Kosovës nga shkatërrimi , ishte një sinjal për nevojën e një aktualizimi në shkallën më të lartë, të vetëdijësimit të gjerë shoqëror për ruajtjen e monumenteve kulturore të Kosovës, kur dihet se vetëm në Rajonin e Pejës ekzistojnë qindra objekte që kërkojnë kujdes dhe ruatjtje nga shkatërrimi i mëtejmë. Ajo që e vështirësone tej mase ruajtjen e monumenteve kulturore e historike në vend, është fakti se Kosova nuk ka infrastrukturë ligjore për mbrojtjen e monumenteve. Ekziston Ligji i vitit 1977 për këtë lëmë, por ai nuk është i shoqëruar me akte nënligjore, ndaj praktikisht kjo begati kulturore gjendet në pozitë shumë të rëndë. Këto fakte shtrojnë nevojën që sa më parë të hartohet Ligji për mbrojtjen e monumenteve, për të vënë baza e rend në ruajtjen e monumenteve.