Lajmet e fundit
Dëgjim publik në Komisionin Parlamentar për persona të rrëmbyer dhe të zhdukur gjatë luftës
, 29.06.2004
Komisioni për persona të rrëmbyer dhe të zhdukur gjatë luftës i Kuvendit të Kosovës, kryesuar nga Flora Brovina, kryetare, organizoi sot dëgjimin publik lidhur me Projektligjin për të drejtat e pjesëtarëve të luftës së UÇK-së, familjeve të dëshmorëve dhe viktimave civile të luftës, i cili gjendet në procedurë në Parlamentin e Kosovës. Duke hapur këtë debat, Flora Brovina theksoi se megjithëse ky komision nuk është funksional për këtë ligj, ne do të japim kontributin tonë për begatimin e tij. Në debatin e gjerë të pjesëmarrësve u theksua se ky ligj është gjithpërfshirës, mbron të gjitha kategoritë e qyetarëve që kanë dhënë kontributin e tyre në interes të Kosovës, duke përfshirë këtu qytetarët pa dallim kombi. U theksua se Grupi punues i këtij projektligji ka pasur parasysh që të mos bëjë një ligj deklarativ, pra të ngarkojë buxhetin e Kosovës mbi mundësitë, por me parashikime se edhe buxheti do të përmirësohet në të ardhmen. Projektligji, pra ofron një mbrojtje gjithëpërfshirëse dhe nuk është diskriminues ndaj asnjë kategorie të qytetarëve. Në projektligj janë shfrytëzuar edhe përvoja të shteteve që kanë pësuar nga lufta e fundit, siç janë Bosnjë-Hercegovina dhe Kroacia, duke u përpjekur gjithnjë që të gjenden zgjidhje adekuate sipas rrethanave në Kosovë. Projektligji përbën bazë mirë për rregullimin e çështjeve që kanë të bëjnë me të drejtat e pjesëtarëve të luftës së UÇK-së, familjeve të dëshmorëve dhe viktimave civile të luftës. Duke dhënë vërejtje e sugjerime u theksua se në Projektligj nuk janë përfshirë pengjet e luftës, ndaj duhet të shtohet një nen për këtë kategori. Në këtë frymë pati propozime që të nxirret një ligj i veçantë për të rrëmbyerit. Me ligj duhe të përcaktohen edhe të drejtat e e familjarëve për ndriçimin e fatit të të zhdukurve.
Me këtë rast u theksua se me këtë projektligj janë përcaktuar të drejtat kategorive që përmban ky projektligj e jo statusi i tyre. Ndërkaq, përgjegjësinë për zbatimin e këtij ligji do ta ketë Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale, por edhe institucionet tjera të Kosovës. Me akte nënligjore ministritë, si ajo e Shëndetësisë dhe ajo e Arsimit mund të përcaktojnë e zbatojnë çështje që hyjnë në fushëveprimin e tyre.