Lajmet e fundit

Deklaratë e Edita Tahirit, kryetare e Komisionit për transport dhe telekomunikacion lidhur me rezultatet e tenderit për operatorin e parë privat

, 30.06.2004




Edita Tahiri, kryetare e Komisionit për transport dhe telekomunikacion të Kuvendit të Kosovës deklaroi se rezultatet e tenderit për operatorin e parë privat të telefonisë mobile janë mjaft shqetësuese me faktin se ky proces është zhvilluar në një frymë jotranasparente dhe se Komisioni për transport dhe telekomunikacion i Kuvendit të Kosovës vlerëson se kjo mënyrë e punës është në dëm të interesave nacionale të Kosovës.
Çështjet e telekomunikaconit kanë një rëndësi strategjike për vendin. Ato kërkojnë një qasje vizionare dhe kompetente, andaj është pritur që institucioni kompetent, ART-së të demonstrojë përgjegjëi të lartë në këtë punë. Pikërisht pse këto çështje kanë peshë aq të madhe, Komisioniynë ka qenë i angazhuar për një ligj sa me cilësor të telekomunikacionit, mirëpo fatekëqesisht disa nga idetë dhe amandamentet e Komisionit në fazën e nxjerrjes se ligjit janë anuluar madje edhe në rrugë jo të ligjshme. Poashtu, Komisioni ka shprehur mospajtimin e vet me shkeljet e bëra në procedurën e emrimit të anëtarëve të ART-së nga Kuvendi i Kosovës.
Unë shpreh mospajtimin tim si kryetare me procedurat e tenderimit në fjalë dhe si Komision do të angazhohemi për të dhënë kontributin tonë në zgjidhjen e drejt të këtij problemi me rënëdësi vitale për vendin.