Lajmet e fundit
Më tetë korrik mbahet sesioni plenar i Kuvendit të Kosovës
, 06.07.2004
Kryesia e Kuvendit të Kosovës, në mbledhjen e drejtuar nga Nexhat Daci, kryetar, ka shyrtuar një sërë çështjesh nga kompetenca e vet dhe ka përcaktuar rendin e ditës për sesionin plenar të tetë korrikut. Kryesia ka vendosur që nëse krijohen kushtet teknike të votimit, në seancë të miratohen amendamentet dhe plotësimet e Kronizës Kushtetuese të Kosovës. Kryesia e ka tumirë nismën e Bedri Selmani për ta futur në procedurë Projektligjin për nxitjen e investimeve në Kosovë. Është shqyrtuar, ndërkaq, nisma e Komisionit Legjislativ për procedimin e Projektligjit për shpalljen e kompleksit përkujtimor Adem Jashari, me interes të veçantë nacional, si dhe kërkesa e këtij komisioni për procedimin e Projketligjit për Avokatinë e Kosovës. Kryesia ka vendosur që për shqyrtim të dytë në sesionin e tetë korrikut të nxjerrë Projektligjin për kinematografinë, atë për tatimin në fitim dhe atë për Ujërat. Për shqyrtim të parë, ndërkaq, do të nxirren Projektligji për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për pyjet, ai për Mrojtjen e ajrit nga ndotja, ai për Të drejtat sendore, Projektligji për të drejtën familjare dhe ai për Konkurrencën. Po në këtë sesion do të shqyrtohet propozimi për emërimin e anëtarit të Bordit për telekomunikacion, pastaj shqyrtimi i propozimit të Qeverisë për emërimin e kryetarit dhe të një anëtari të Komisionit Rregullativ të Prokurimit Publik, si dhe të kryetarit dhe të anëtarëve të Agjencionit të Prokurimit Publik. Do të shqyrtohet rekomandimi i Komisionit për gjyqësi, legjislacion dhe Korinzë Kushtetuese për emërimin e prokurorëve, kurse me kërkesë të Ministrisë së Arsimit, do të ratifikohet Statuti i Universitetit të Prishtinës. Kryesia e Kuvendit i bën ftesë Qeverisë që deri më 15 gusht t’i dorëzojë të gjitha projektligjet e përgatitura, sepse duhen pesë javë për t’i proceduar. Në mbledhje është thënë se gjatë këtij muaji do të ketë së paku edhe një sesion plenar, gushti do të jetë kryesisht muaj i pushimit për deputetë, kurse punët e mbetura do të kryhen në shtator. Gjatë tetorit, që është muaj i fushatës zgjedhore, deputetët e Kuvendit të Kosovës nuk do të merren me miratimin e legjislacionit, është thënë në mbledhjen e Kryesisë.