Lajmet e fundit
Kryeparlamentari Daci priti nënpresidentin e ICG-së, Alain Deletroz
, 07.07.2004
Kryetari i Kuvendit të Kosovës ka pritur sot nënpresidentin e Grupit Ndërkombëtar të Krizave ( ICG), Alain Deletroz, i cili shoqërohej nga drejtori i Programit evropian, Nicholas White dhe drejtori i Projektit për Kosovë, Alex Andersen. Në takim është biseduar për zhvillimet në Kosovë, me theks të veçantë për rolin e UNMIK-ut dhe për reformën e pushtetit lokal.
Kryeparlamentari Daci i ka shprehur qëndrimet e tij të njohura për rolin e UNMIK-ut në Kosovë. Ai ka theksuar se administrata ndërkombëtare në Kosovë është mekanizëm tepër i ngurt;, i cili nuk po e përmbush misionin e tij, prandaj duhet ndryshuar në esencë. Është e qartë se misioni nuk mund ta ndryshojë vetëvetën, prandaj duhet ndihmuar që ta përfundojë mandatin në Kosovë edhe për hirë të referencave që i duhen për instalim eventual në vatra të tjera të krizave, ka thënë kreu i legjislativit të Kosovës. Daci ka theksuar se institucionet e Kosovës, në këtë pikë, kanë mbështetjen e vendeve të veçanta që participijnë në administratën ndërkombëtare në Kosovë. Daci ka folur edhe për përpjekjet e udhëheqjes së vendit për integrimin e serbëve të Kosovës në shoqërinë kosovare dhe garantimin e plotë të të drejtave të tyre qytetare dhe kombëtare në kuadër të sistemit demokratik të vendit. Në këtë dritë ai ka folur edhe për projektin e tij të ofruar për reformimin e pushtetit lokal.