Lajmet e fundit
Telegram urimi i kryeparlamentarit Nexhat Daci dërguar Zyrës Franceze në Prishtinë
, 14.07.2004
Në shenjë përgëzimi për ditën Kombëtare të Francës , kryetari i Kuvendit të Kosovës, akademik Nexhat Daci, i dërgoi një telegram urimi Zyrës Franceze në Prishtinë, në të cilin thuhet :”Me rastin e 14 Korrikut, Ditës Kombëtare të Francës, në emrin tim dhe Kuvendit të Kosovës, ju uroj këtë ditë të shënuar të hisorisë së lavdishme të popullit të Francës. Nëpërmjet jush i uroj mbarë popullit francez mbarësi dhe ardhmëri të lumtur , i cili gjithnjë ka ditur të luftojë me zgjuarsi dhe dinjitet për liri , progres dhe demokraci. Edhe në këtë ditë feste kujtojmë ndihmën e çmuar të udhëheqjes dhe popullit të Francës për të mbrojtur e kultivuar këto vlera të larta edhe për popullin e Kosovës”.