Lajmet e fundit

Kryeparlamentari Daci priti një delegacion të Bundestagut gjerman

, 19.07.2004




Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Nexhat Daci, ka pritur sot deputetet e Bundestagut gjerman Ula Zapf dhe Ursula Mogg, të cilat shoqëroheshin nga drejtori regjional i fondacionit “Fridrih Ebert”, z.Heiner Sassenfeld.
Në takim është biseduar për ngecjet e zhvillimit ekonomik të Kosovës, për procesin e kthimit të serbëve dhe për statusin e ardhshëm të Kosovës.
Profesor Daci në takim me delegacionin gjerman është shprehur se ngecja në zhvillimin ekonomik të Kosovës, konsiston në statusin e parregulluar të Kosovës, që krijon pasiguri për investime dhe ngecja e privatizimit, për gjoja statusin e paqartë të pronës në Kosovë. Çështja e pronës është e qartë dhe e rregulluar: Ajo i takon popullit të Kosovës. Ndërkaq, tjetërsimin e pronës nga Millosheviqi me ligje është ilegal dhe qytetarët e Kosovës nuk e njohin, ka thënë Daci.
Duke u përgjigjur në interesimet e mysafireve për zhvillimet e ardhshme në vend dhe çështjen e statusit të Kosovë, Daci është shprehur i prerë se të gjitha partitë shqiptare dhe ato të minoriteteve joserbe dhe joshqiptare janë për pavarësinë e Kosovës. Ai është shprehur i bindur se rregullimi i statusit, konform vullnetit politik të popullit të Kosovës do t’u shërbente mirë edhe vetë qytetarëve serbë të Kosovës, sepse kthimi i sigurt i tyre do të realizohej sukseshëm vetëm në një vend me status të qartë, me rregullativë për pronën dhe me siguri për të gjithë qytetarët.
Kreu i legjislativit të Kosovës ka kërkuar kompletimin e Qeverisë së Kosovës, pos Ministrisë së Mbrojtjes dhe ka mbështetur idenë për qëndrimin në Kosovë të KFOR-it edhe për një kohë, sa e kërkojnë rrethanat. Sa i përket policisë ndërkombëtar, Daci, ndërkaq është shprehur se duhet të qëndrojë pjesa më profesionale e saj, deri sa të krijohet shërbimim inteligjent i vendit. Kjo, ka thënë Daci, do të krijonte një siguri shumë më të qëndrueshme, se këtë që e kemi sot.