Lajmet e fundit
Nga mbledhja e Kryesisë së Kuvendit të Kosovës
, 20.07.2004
Kryesia e Kuvendit të Kosovës, në mbledhjen e drejtuar nga Nexhat Daci, kryetar, e fundit para pushimit të deputetëve, ka shqyrtuar një varg çështjesh nga kompetenca e vet dhe ka miratuar rendin e punës për Sesionin plenar të 28 korrikut.
Kryesia e ka shqyrtuar rekomandimin e Komisionit për Legjislacion dhe Kornizë Kushtetuese lidhur me amendamentet për ndryshimin dhe plotësimin e Kornizës Kushtetuese të Kosovës. Komisioni e ka vlerësuar të përmbyllur çështjen e amendamenteve të miratuara të Kornizës Kushtetuese dhe ka sugjeruar të vazhdojë harmonizimi ndërmjet komisionit të punës dhe grupeve parlamentare për amendamentet e mbetura, të cilat duhet të miratohen në ndonjerën nga seancat e kësaj legjislature. Kryesia e ka shqyrtuar propozimin e Qeverisë rreth emërimit të anëtarit të ri për kryetar të Bordit Rregullativ të Prokurimit Publik, ndërkaq e quan të vonuar nismën e Komisionit parlamentar për Tregti dhe Industri për hartimin e Projektligjit për minierat dhe të atij për Ngrohjen qendrore.
Propozimin e Komisionit parlamentar për Buxhet, lidhur me financimin e fushatës zgjedhore të partive politike, Kryesia ia ka bartur Qeverisë së Kosovës, në mënyrë që të shihet mundësia nëse mund të ndahet ndonjë shumë nga Buxheti i Konsoliduar i Kosovës.
Në Sesionin plenar të 28 korrikut do të shqyrtohen për herë të dytë: Projektligji për detyrimet, ai për Trashëgiminë, ai për Koncesionet, Projektligji për metalet e çmuara, ai për Ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Pyjet dhe ai për Mbrojtjen e ajrit nga ndotja.
Do të amendamentohet Ligji për naftën dhe derivatet e saj, kurse për herë të parë do të shyrtohen: Projektligji për shpalljen e kompleksit memorial “Adem Jashari” me interes të veçantë nacional, ai për Nxitjen e investimeve në Kosovë, ai për Prodhimtarinë blegtorale, Projektligji për inspeksionin e arsimit, ai Kundër korrupsionit, ai për Lojërat e fatit, Projektligji për të drejtat dhe përgjegjësitë e qytetarëve në kujdesin shëndetësor, ai për Mbrojtjen civile dhe emergjente dhe ai për Avokatinë.
Në këtë seancë do të shqyrtohet rekomandimi i komisionit për Gjyqësi, Legjislacion dhe Kornizë Kushtetuese për emërimin e e prokurorëve dhe të gjykatësve dhe informata për kërkimin e personave të zhdukur dhe të pagjetur.