Lajmet e fundit
Kuvendi i Kosovës angazhohet për një përfshirje më të gjerë të maturantëve të Luginës së Preshevës në Universitetin e Prishtinës
, 26.07.2004
Kuota e rezervuar, sipas konkursit të Universitetit të Prishtinës, për studentë nga Lugina e Preshevës është tejet e vogël, kundruall një numri shumë të madh të maturantëve nga ky rajon. Në këtë mënyrë kjo pjesë e të rinjve të kësaj ane eliminohet arbitrarisht nga konkurrenca e dijes, që do të duhej të ishte kriter themelor për regjistrimin e studentëve të rinj. Ky shqetësim është ndier edhe në Kuvendin e Kosovës, ndaj kryetari i Kuvendit, akademik Nexhat Daci, menjëhërë pas shpalljes së konkursit të Universitetit të Prishtinës për pranimin e studentëve të rinj ka pasur një bisedë me ministrin e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Rexhep Osmani. Me këtë rast janë shqyrtuar të gjitha mundësitë që kjo kuotë të jetë më e madhe për maturantët e kësaj ane. Ministri Osmani më këtë rast është pajtuar që kuota të jetë më e kënaqshme, duke marrë para sysh kërkesat e brezave të rinj nga Lugina e Preshevës për arsimim superior. Po kështu, kryetari i Kuvendit Nexhat Daci, ka koordinuar edhe një takim të ministrit Osmani me kryetarët e komunave të Preshevës dhe Bujanocit, Riza Halimi dhe Nagip Arifi, ku është biseduar rreth mundësive të gjetjes së një një zgjidhjeje më adekuate të këtij problemi.
Kuvendi i Kosovës, në mbështetje të kompetencave që ka, do të vazhdojë përpjekjet në bashkëveprim me subjektet përkatëse që të gjendet një zgjidhje fatlume për këtë çështje aq të ndieshme. Një politikë më e favorshme në dobi të një përfshirjeje më të gjerë të të rinjve nga Lugina e Preshevës përmbush edhe kriterin e dyerve të hapura universitare.