Lajmet e fundit
Kryeparlamentari Daci u takua me shefen e Zyrës Amerikane, z. Ries
, 27.07.2004
Kryetari i Kuvendit të Kosovës, akademik Nexhat Daci, priti sot në një takim lamtumirës shefen e Zyrës Amerikane në Prishtinë, z. Marcie Ries. Duke e çmuar lart angazhimin e SHBA-ve në proceset e gjithmbarshme në Kosovë, si dhe dëshirën për një rol të mëtejmë udhëheqës të politikës amerikane në proceset që zhvillohen në Kosovë, kryeparlamentari Daci foli edhe për kontributin e z. Ries dhe të zyrës që ajo udhëheq në këto zhvillime. Në këtë frymë kryeparlamentari Daci foli edhe për rolin udhëheqës e vendimmarrës shumë pozitiv të kësaj diplomateje, sidomos në tre muajt e fundit. Nën udhëheqjen e saj u shënuan më tepër rezultate të stabilizimit të situatës politike dhe të paraqitjes së një perspektive të qartë për Kosovën, se sa një vjet apo dy nën udhëheqjen e UNMIK-ut. Mendimet e z. Marcie Ries kanë qenë vendimtare në pozicionimin tim politik.
Akademik Nexhat Daci shprehu besimin e palëkundur që prania e fuqishme e Uashingtonit në Kosovë, bashkë me Brukselin do t’i shkurtojë shumë proceset, duke i mundësuar Kosovës dhe Ballkanit një vizion të qartë të stabilitetit ekonomik e të një standardi më të mirë të jetës që e kemi. Kjo do të krijojë një mjedis të mirë politik drejt proceseve më të mëdha të së ardhmes së Kosovës.