Lajmet e fundit

Nga mbledhja e Kryesisë së Kuvendit të Kosovës

, 01.09.2004




Seanca e parë pas pushimit vjetor të deputetëve, e cila do të fillojë të merkurën e ardhshme, më 8 shtator, do të jetë shumë e ngjeshur, mbase edhe e gjatë. Deputetët do të shyerojnë për herë të dytë dhe do t’i miratojnë dhjetë projektligje: Projektligjin për të drejtat sendore, atë për Familjen, Projektligjin për konkurrencën, atë për Prodhimet blegtorale, atë për Inspekcionin e arsimit të Kosovës, Projektligjin kundër korrupsionit,, atë për Lojërat e fatit, atë për Të drejtat dhe përgjegjësitë e qytetarëve në kujdesin shëndetësor, Projektlogjin për shpalljen e kompleksit memorial”Adem jashari”dhe atë për Avokatinë.
Për herë të parë do të shqyrtohen këto projekligje: Projktligji për tubimet publike, ai për Zejtari, ai për Të drjejtën e autorit dhe të drejtat e afërta, Projektligji për nxitjen e punësimit dhe mbrojtjen e të papunësuarve, ai për Librat amëz, dhe ai për Përdorimin e vulave të IPVQ-ve. Pastaj do të shyrtohen Projektligji për gazetën zyrtare të Kosovës, ai për Financimin e partive politike në Kosovë, ai për Veprimtarinë kërkimore-shkencore, Projektligji për administratën tatimore dhe procedurat, ai për Patentat dhe ai për Teatrin. Do të miratohen gjithashtu edhe Projektligji për mbrojtjen e natyrës dhe ai për Shërbimin privat në shëndetësi.
Duke pasur parasysh kohën e shkurtër deri në përfundim të kësaj legjislature, kryeparlamentari Daci ka kërkuar nga Komisionet parlamentare që të punojnë me energji shtesë për amendamentimin e projektligjeve që do të shqyrtohen.