Lajmet e fundit
Nga takimi i zotit Petersen me Kryesinë e Kuvendit
, 02.09.2004
Qasja ime ndaj institucioneve të Kosovës: Kuvendit, Qeverisë dhe Presidentit të Kosovës, do të jetë dialogu dhe partneriteti, u ka thënë Përfaqësuesi Sepecial i Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së, Soren Jessen Petersen, anëtarëve të Kryesisë së Kuvendit të Kosovës, të cilët merrnin pjesë në përbërje të plotë në këtë takim. Ai është shprehur se do të angazhohet për më shumë kompetenca për institucionet e Kosovës, por se do të kërkojë edhe më shumë përgjegjësi në kohën kur po afrohet koha për zgjidhjen e statusit të Kosovës. Petersen ka vënë në spikamë domosdoshmërinë e pjesëmarrjes së qytetarëve të të gjithas etnive në zgjedhjet që po afrohen dhe ka shtuar se bashkësia ndërkombëtare është e përkushtuar për Kosovën shumetnike si partnere e besueshme në Evropë. Ai u ka sugjeruar serbëve pjesëmarrje në këto zgjedhje duke theksuar qartë se mospjesëmarrja përjashton qëllimin e tyre.
Anëtarja e Kryesisë, Nafie Gash, është shprehur se komunitetet që përfaqëson (grupn parlamentar minoriteteve joserbe dhe joshqiptare), mbështesin institucionet e Kosovës dhe se i fton edhe serbët që të marrin pjesë në zgjedhjet e sivjetme parlamentare. Fatmir Sejdiu është shprehur se kjo legjislaturë ka konstriktuar një mandat, i cili do të sherbejë si bazë e mirë për legjislaturën e ardhshme. Ai ka shtuar se përmbushja e standardeve do të jetë në funksion të përshpejtimit të zgjidhjes së statusit të Kosovës dhe ka vlerësuar lartë dinamikën e punës dhe përkushtimin e e zotit Petersen.
Hydajet Hysen është shprehur se nuk janë shfrytëzuar të gjitha mundësitë për bashkëpunim ndërmjet institucioneve të vendit dhe mekanizmave ndërkombëtarë në Kosovë. Ai ka kërkuar që të mos kultivohen praktika të zëvendësimit të institucioneve dhe është shprehur për takime më të shpeshta për çështje të veçanta.
Oliver Ivanoviq është shprehur se për dy vjet e gjysmë të shkuara janë bërë shumë gabime dhe ka shtuar se nuk kemi pasur shumë rregulla demokrtatike. Ai ka kërkuar nga PSSP që që të japë vërejtje për çdo gabim të bërë dhe t’i sanksionojë ata që bëjnë veprime të gabuara.
Bajram Kosumi është shprehur se institucionet vëndëse dhe ato ndërkombëtare jemi këtu së bashku që të krijojmë liri, demokraci dhe paqe në Kosovë. Të mos i vëmë në dyshim të arriturat, por të ecië përpara, ka shtuar ai, duke e porositur PPSP-në që ta përdorë gjithë autoritetin e tij në OKB, për bartjen e përgjegjësive tek institucionet e vendit.
Xhavit Haliti, duke i përshëndetur kolegët serbë të Kryesisë, pas një kohe, relativisht të gjatë të abstenimit nga aktivitetet e Kuvendit, është shprehur se bashkërisht duhet të përpiqemi për një shoqëri të përparuar demokrartike. Ai, ndërkaq, ndër prioritetet e PSSP-së së ri, Petersen, ka spikatur ringjalljen ekonomike të Kosovës.
Gojko Saviq ka bërë me dije se do të vazhdojë abstenimi i deputetëve të koalicionit “Kthimi”, por ka shtuar se aktivitetet ndërkombëtare të këtij grupi deputetës janë shumë intensive. Ai është ankuar se nuk janë shënuar rezultate në rindërtimin e shtëpive dhe të kishave serbe, të dëmtuara në trazirat e marsit dhe ka shtuar se derisa presidenti Rugovas vazhdon ta përmendë njohjen formale të pavarësisë së Kosovës, serbët nuk kanë interes të dalin në zgjedhje.
Kryeparlamentari Daci në fund të takimit, në prani të zotit Petersen, i ka ftuar anëtarët e Kryesisë nga koalicini “Kthimi” Ivanoviq dhe Saviq, që t’i bashkohen delegacionit të të Kuvendit të Kosovës, për një vizitë zyrtare në Bundestagun gjerman dhe në Parlamentin belg.