Lajmet e fundit
Daci priti gjendralin Yves De Kermabon.
, 03.09.2004
Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Nexhat Daci, ka pritur sot komandantin e sapo emëruar të KFOR-it gjeneralin Yves De Kermabon dhe ka zhvilluar me te një bisedë shumë miqësore lidhur me zhvillimet në Kosovë dhe bashkëpunimin ndërmjet institucioneve të vendit dhe mekanizmave ndërkombëtarë. Ai e ka vlerësuar KFOR-in si institucionin më të besueshëm ndërkombëtar në Kosovë dhe ka çmuar lartë rolin e tij për sigurinë e Kosovës. Në këtë vështrim, profesor Daci i ka premtuar komandantit të trupave paqeruajtëse në Kosovë mbështetjen e plotë të Kuvendit të Kosovës në misionin e tij, sepse ka vlerësuar ai, synimi për liri, paqe e përparim është i përbashkët.
Kosovës i duhet një ambient i qetë që lejon zhvilimet demokratike, pa ndërhyrje me forcë në procese politike, ka thënë numri një i legjislativit të Kosovës. Ai, ndërkaq, ka vënë në spikamë nevojen për një partneritet të vërtetë në krijimin e strurave të sigurisë, në të gjitha nivelet, madje edhe krijimin e shërbimit inteligjen të vendit.
Komandanti i KFOR-it, gjendrali Yves De Kermabon, e ka garantuar kryeparlamentarin Daci për punën e përkushtuar të trupave paqeruajtëse në Kosovë për sigurinë e të gjithë qytetarëve. Ai është shprehur i gatshëm për bashkëpunim dhe partneriret me institucionet e Kosovës, në funksion të stabilitetit, paqes e demokracisë dhe për komunikim të përhershëm me qytetarët e Kosovës.