Lajmet e fundit

Kuvendarët e Kosovës i urojnë shërim të shpejtë zotit Klinton

, 08.09.2004




Në seancën e sotme parlamentare të Kuvendit të Kosovës, kryeparlamentari Daci, në emër të deputetëve, i ka uruar shërim të shpejtë ish-presidentit të SHBA-ve, Bill Klinton, pas përfundimit të një operacioni kardiovaskular. Ai, me këtë rast, ka vlerësuar kontributin e jashtëzakonshëm të zotit Klinton, gjatë mandatit të tij presidencial, për mbrojtjen e popullit të Kosovës nga gjenocidi, angazhimin e tij për lirinë e vendit, për paqen dhe qëndrueshmërinë e Kosovës dhe të rajonit.