Lajmet e fundit
Dëgjim publik për Projektligjin për teatër në Komisionin Parlamentar për kulturë, rini e sport
, 14.09.2004
Ligji për teatër do të ishte mirë të quhet Ligji për artet skenike, për të përfshirë edhe vallëzimin modern, baletin dhe performansën, meqë termi teatër nuk i nënkupton edhe këto. Ndërkaq, nocioni kombëtar do të duhej të ruhej vetëm për institucionet në shkallë kombëtare, përkatësisht shtetërore e jo edhe për teatrot e qytetit. Kjo nuk do të thotë se teatrot e qyteteve nuk duhet të kenë qasje në financimin nga ana e Ministrisë së Kulturës, ose se ato nuk janë profesioniste. Teatrot mund të jenë publike dhe private, ndërkaq me përkufizimet e zgjidhjet ligjore duhet krijuar mundësi që teatrot publike të jenë të lira dhe të mos iu imponohen rregulla të prera nga qendra, pra ato të jenë të depolitizuara.
Këto ishin disa nga konstatimet e dëgjimit publik lidhur me Projektligjin për teatër, i cili gjendet në procedurë në Kuvendin e Kosovës, organizuar nga Komisioni për kulturë, rini e sport i Kuvendit të Kosovës, kryesuar nga dr. Ediu Shukriu, kryetare. Vëmendja e pjesëmarrësve u përqendrua edhe në çështjet e statusit, organzimit të teatrove e ansambleve dhe të zgjedhjes se organeve të tyre, si dhe të të përgjegjësive .
Komisioni kishte ftuar në këtë debat drejtorë teatrosh, regjisorë e krijues të tjerë të arteve skenike , por thirrjes iu kishte përgjigjur vetëm njëri nga ata, Fatos Berisha.