Lajmet e fundit
Kryeparlamentari Daci priti ambasadorin Uiliam Uoker
, 15.09.2004
Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Nexhat Daci , pati sot një takim me ambasadorin Uiliam Uoker. Si një mik i madh i ardhmërisë së Kosovës edhe në këtë rrugëtim Uoker ishte motivuar nga kënaqësia që i sjellin takimet në Kosovë dhe proceset që zhvillohen këtu. Në qendër të vëmendjes në bashkëbisedimin me kryeparlamentarin Daci ishin procesi zgjedhor në Kosovë, si dhe raportet e institucioneve vendëse me UNMIK-un. Pas takimit ambasadori Uoker theksoi se po ndiente lëvizje të mira dhe mjaft pozitive në rrjedhat e gjithmbarshme në Kosovë. Gjërat këtu kanë filluar të ecin mbarë. Duke i bërë një vështrim zgjedhjeve të ardhshme , ai vlerësoi se ato do të jenë të qeta, qytetarët e Kosovës do të dinë të zgjedhin njerëzit e merituar që do t’ i udhëheqin në mandatin e ardhshëm.