Lajmet e fundit
Nga mbledhja e Kryesisë së Kuvendit të Kosovës
, 15.09.2004
Kryesia e Kuvendit të Kosovës, në mbledhjen e saj të kryesuar nga nexhat Daci, kryetar, në të cilin ishin të ftuar edhe shefat e grupeve parlamentare, ka vendosur që të shtunën e ardhsme, më 18 shtator, deputetët të mbajë një seancë solemne parlamentare, me rastin e vizitës së e dy përfaqësuesve eminent evropianë: Oto fon Habsburg dhe Alojz Mok. Atë ditë Kuvendi i Kosovës do t’i dekorojë zotërinjtë, Habsburg dhe Mok, për kontribute dhënë lëvizjeve demokratike. Në pjesën e dytë të kësaj seance, ndërkaq, to të miratohet Ligji për minierat, në funksion të lehtësimit të privatizimit të Feronikelit dhe të ringjalljes ekonomike të minerave të Kosovës. Pesmbëdhjetë projektligjet e fundit, të cilat kanë kaluar shyrtimin e parë dhe janë duke u amendamentuar nga komisonet kryesore dhe funksionale, do të miratohen në seancën tjetër të Kuvendit të Kosovës, e cila mbahet më 27 shtator. Po në atë seancë do të amendamentohet Ligji për naftën dhe derivatet e saj dhe do tlë shyrtohet propozim-vendimi i Qeverisë së Kosovës për emërimin e anëtarëve dhe të kryetarit të Agjencisë së prokurimit Publik dhe të kryetarit të Komisionit Rregullativ të Prokurimit Publik. Çështja e sistematizimit të Administratës së Kuvendit, ndërkaq, ka mbetur të vazhdojë të plotësohet në bashkëpunim të sekretarisë me Kryesinë dhe mekanizmat tjerë të Kuvendit, në funksion të funkasionalizimit të punës në organin legjislativ të vendit.