Lajmet e fundit

Kryeparlamentari Daci priti shefin e OSBE-së, Fieski

, 28.09.2004




Vlerësimi i atmosferës paraelektorale, rëndësia e pjesëmarrjes së partive të të gjitha entiteteve nacionale në këto zgjedhje, duke përfëshirë edhe serbët, ishin tema të takimit të sotëm të kryetarit të Kuvendit të Kosovës, Nexhat Daci, me shefin e Misionit të OSBE-së në Kosovë, ambasadorit Pscal Fieski. Ky mandat ka përfunduar me sukses të theksuar, sidomos këta muajt e fundit, ka theksuar profesor Daci, i cili e ka lavdëruar unitetin veprues të UNMIK-ut, OSBE-së dhe të institucionet e Kosovës, sidomos të Kuvendit për artikulimin e mirë dhe pastër të interesit të qytetarëve të Kosovës. Daci ka vlerësuar ndihmën e OSBE-së, gjegjësisht të Departamentit për Demokratizim dhënë Kuvedit të Kosovës për këto katër vjet . Ai ka shprehur dëshirën që ky bashkëpunim të vazhdojë edhe në të ardhmen. Ambasadori Fieski, nga ana e tij, ka vlerësuar punën e legjislativit të Kosovës dhe ka premtuar mbështetjen e gjithanshme për Kuvendin e Kosovës, por ka theksuar edhe nevojën e mëtejme të monitorimit të tij. Fieski i ka thënë kryeparlamentarit Daci se pret sinjale pozitive për daljen e serbëve në zgjedhjet parlamentare të 23 tetorit. Kreu i legjislativit të vendit është shprehur se e vetmja mënyrë për t’i ndryshuar gjërat në Kosovë janë zgjedhjet, prandaj abstenimi nuk do të jetë në interesin e askujt, ka spikatur Daci. Bashkëbideduesit janë shprehur optimist se zgjedhjet do të janë të lira dhe demokratike dhe se do të kalojnë në atmosferë të qetë.