Lajmet e fundit
Daci priti shefen e Zyrës suedeze, Karin Hernmark
, 29.09.2004
Thellimi i bashkëpunimit ndërmjet Parlamentit të Suedisë dhe Kuvendit të Kosovës, me theks të veçantë ndihma për trajnimin profesional të stafit të Kuvendit, ishte tema e takimit të kryetarit të Kuvendit të Kosovës, Nexhat Daci, me shefen e Zyrës suedeze në Prishtinë , Karin Hernmark dhe drejtorin e Agjencionit të donatorëve suedezë për zhvillim dhe bashkëpunim (SIDA), Christoffer Sjoholm. Evropeizimi i Kuvendit të Kosovës, për nga mendësia, qasja e punës dhe profesionalizimi i stafit në këtë plan, ishin konstatim i përbashkët i bashkëbiseduesve.
Drejtori i SIDA-s, Christoffer Sjoholm, më këtë rast i ka dorëzuar kryeparlamentarit Daci një projekt për aftësimin profesional të stafit të Kuvendit, kurse kreu i legjislativit të Kosovës, duke falendëruar për ndihmën e ofruar dhe për mbështetjen e vazhdueshme të Parlamentit suedez për Kuvendin e Kosovës, ka shprehur interesin për thellimin e bashkëpunimit të ndërsjellë ndërmjet të dy parlamenteve.