Lajmet e fundit

Kryeparlamentari Daci priti shefin e Zyrës britanike, Dickinson

, 05.10.2004




Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Nexhat Daci, ka pritur sot shefin e Zyrës britanike në Prishtinë, Mark Dickinson dhe ka biseduar me te për zhvillimet në Kosovë, me theks të veçantë për fushatën zgjedhore dhe për zgjedhjet e 23 tetorit.
Në këtë takim të rregullt dhe miqësor të kreut të legjislativit me diplomatin britanik, është theksuar se fushata po kalon në frymë të qetë dhe tolerante. Profesor Daci, ndërkaq, duke e kritukuar rregulloren e OSBE-së për zgjedhjet e sivjetme, ka konstatuar se sipas dispozitave të kësaj rregulloreje do të krijohet pabarazi në fitimin e mandatit të deputetit dhe për pasojë, numri i subjekteve politike të përfaqësuara në Parlament, do të dyfishohet.
Kryeparlamentari Daci ka theksuar se zgjedhjet e sivjeme, megjithatë do ta përforcojnë legjitimitetin e institucioneve të Kosovës dhe do ta zgjerojnë bazën qeverisëse të tyre.
Shefi i Zyrës britanike, Mark Dickinson, është shprehur optimist se zgjedhjet e 23 tetorit do të jenë ferr dhe demokratike.
Bashkëbiseduesit janë pajtuar se edhe në të ardhmen duhet të vazhdojë bashkëpunimi i mirë ndërmjet Kuvendit të Kosovës dhe Zyrës së Britanisë së Madhe në Prishtinë.