Lajmet e fundit
Kryeparlamentari Daci priti zëvendësin e PSSP-së të OKB-së në Kosovë, Rossin
, 07.10.2004
Zhvillimet në Kosovë, progreset e arritura dhe zgjedhjet e sivjetme parlamentare, ishin temat e bisedës së kryetarit të Kuvendit të Kosovës, Nexhat Daci, me zëvendësin e sapoemëruar të Përfaqësuesit Special të Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së në Kosovë, Larry Rossin.
Kryeparlamentari Daci e ka njoftuar zotin Rossin me rrugën e zhvillimit të institucioneve të Kosovës, me theks të veçantë punën e kësaj legjislature. Ai ka folur edhe për domosdoshmërinë e zgjerimit të kompetencave dhe të kapaciteteve qeverisëse të instritucioneve të Kosovës. Daci, ndërkaq është angazhuar të vazhdojë bashkëpunimi i sinqertë dhe partneriteti i njëmendt, ndërmjet institucioneve të vendit dhe mekanizmave ndërkombëtare në Kosovë.
Zëvendësi i PSSP-së, Larry Rossin, i cili është njohës i mirë çështjeve në Kosovë, ka theksuar nevojën e bashkëpunimit edhe më të ngushtë ndërmjet vendësve dhe ndërkombëtarëve. Ai ka vlerësuar të arriturat në Kosovë dhe ka folur për rritjen e autoruitetit të institucioneve të Kosovës, duke theksuar se ndërkombëtarët janë këtu për ta ndihmuar e jo për ta udhëhequr Kosovën.
Daci ka shtuar se vetëm në institucionet tona mund të merren vendime për ardhmërinë e Kosovës, kurse të dy bashkëbiseduesit janë pajtuar për rëndësinë shumë të madhe të zgjedhjeve të 23 tetorit dhe për pjesëmarrjen në to të të gjithë qytetarëve.