Lajmet e fundit
Daci priti anëtarët e Bordit të Universitetit Amerikan në Kosovë
, 13.10.2004
Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Nexhat Daci, ka pritur sot anëtarët e Bordit të Universitetit Amerikan në Kosovë: William Walker, Louie Sell, znj. Leal Stegall, Ron Cami, Richard Llukaj, Rrezart Spahia dhe Robert Curis, drejtor i këtij universiteti.
Anëtarët e Bordit të Universitetit Amerikan në Prishtinë kanë prezantuar rritën dhe ngritjen cilësore të këtij institucioni të arsimit të lartë dhe kanë përvijuar planin e zgjerimit të tij në perspektivë. Ata kanë vlerësuar se ky universitet po e ngrit cilësinë e arsimit të lartë në Kosovës dhe se po zgjerohet shumë më shpejt seç është menduar.
Kryeparlamentari Daci ka vlerësuar krijimin e Universitetit Amerikan në Kosovë dhe u ka uruar sukses profesorëve dhe studentëve të këtij universiteti.