Lajmet e fundit
Me rastin e festës së muajit të Madhërishëm të Ramazanit, Kryetari i Kuvendit të Kosovës Nexhat Daci u dërgon qytetarve të besimit islam këtë urim
, 14.10.2004
Të gjithë qytetarëve të besimit islam të Kosovës u uroj muajin e Madhërishëm të Ramazanit, me dëshirat më të mira që këtë muaj të agjërimit ta kalojnë në harmoni familjare, në paqe shpirtërore, me sakrificën që pastron njeriun dhe forcon besimin, me ndjenjën fisnike të bamirësisë dhe të mëshirës, që shprehet edhe si solidaritet dhe ndihmë me të gjithë ata të cilët kanë nevojë.
Uroj që qytetarët e Kosovës këtë muaj ta kalojnë në mirëkuptim e qetësi me besimin e fortë në plotësimin e dëshirave tona për mirëqenie e begati.
Akademik Nexhat Daci Kryetar i Kuvendit të Kosovës
Uroj që qytetarët e Kosovës këtë muaj ta kalojnë në mirëkuptim e qetësi me besimin e fortë në plotësimin e dëshirave tona për mirëqenie e begati.
Akademik Nexhat Daci Kryetar i Kuvendit të Kosovës