Lajmet e fundit
Daci priti drejtorin e KKSHA-s Martin Vulaj
, 19.10.2004
Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Nexhat Daci, ka pritur sot drejtorin ekzekutiv të Këshillit Kombëtar Shqiptaro-amerikan, Martin Vulaj dhe ka biseduar me te për zhvillimet në Kosovë dhe për rolin e diasporës, sidomos ndihmën e komunitetit shqiptaro-amerikan për çështjen e Kosovës.
Profesor Daci ka shprehur habinë e tij se si edhe pesë vjet pas çlirimit, Kosova ende nuk ka përfaqësinë e saj në Uashington. Daci, ndërkaq, ka theksuar se për një kontakt më të mirë me njerëzit tanë të shpërndarë nëpër botë, nevojitet të krijohet Ministria për diasporën. Drejtori ekzekutiv i Këshillit Kombëtar Shqiptaro-amerikan, Martin Vulaj, ka vlerësuar rolin e kryeparlamentarit Daci në krijimin e institucioneve të vendit dhe për avancimin e jetës demokratike në Kosovë. Ai është angazhuar për koordinimin më të mirë të punëve dhe bashkëpunimin ndërmjet institucioneve të Kosovës dhe diasporës. Në këtë vështrim e ka quajtur të domosdoshme hapjen e zyrave tregëtare dhe informative në SHBA, në Bruksel e në vende të tjera perëndomore.
Bashkëbiseduesit janë pajtuar që pas zgjedhjeve duhet të krijohen institucione të qëndrueshme, funksionale dhe me kapacitet të plotë qeverisës për vendin dhe të forcohen në vazhdimsi marrëdhëniet ndërmjet institucioneve të Kosovës dhe Këshillit Kombëtar Shqiptaro-amerikan.