Lajmet e fundit
Sejdiu e Hyseni pritën një delegacion të partive socialiste të BE-së
, 21.10.2004
Anëtarët e Kryesisë së Kuvendit të Kosovës prof. Fatmir Sejdiu dhe Hydajet Hyseni janë takuar sot me një delegacion të partive socialiste të Bashkimit Evropian. Delegacionin nga BE-ja e përbënin: Andre Gerrits, Alain Barreau, Christian Costagna, Martin Janata, Giovani Magnolini, Liesbeth van de Grift. Në këtë takim u fol për proceset aktuale në Kosovë, që janë me interes për këto parti evropiane, në kuadër të projekteve që kanë për të ndihmuar edhe Kosovën. 
Në fillim delegacioni u njoftua me strukturën dhe të arriturat e përbërjes së deritashme të Kuvendit të Kosovës. U tha se në Kuvendin e Kosovës ishin përfshirë 14 subjekte politike, 7 nga mazhoranca shqiptare dhe 7 nga minoritetet, me gjithsej 120 deputetë. Njëzet vende ishin të rezervuara për minoritete, pos vendeve të fituara në zgjedhjet e drejtpërdrejta. Në punën e Kuvendit ka pasur vështirësi të ndryshme objektive, por me kohë ato u tejkaluan dhe si rrjedhoje Parlamenti hyri në një rrugë të mbarë të aprovimit të ligjeve. Në të gjitha këto procese Kuvendi i Kosovës ka gëzuar edhe ndihmën ndërkombëtare. Subjektet politike kosovare karakterizohen nga uniteti, sa i përket të ardhmes. Të gjitha partitë, pos ato të entitetit serb, angazhohen për pavarësinë e Kosovës, madje kohëve të fundit, sa i përket kësaj çështjeje ka lëvizje edhe brenda entitetit serb.
Sa i përket decentralizimit, ai vështrohet në aspektin e modeleve evropiane.Qeveria e Kosovës, tashmë, në bashkëpunim me ekspertë të ndryshëm ka bërë një projekt, i cili gradualisht do të hyjë edhe në procedurën parlamentare. Ndërkaq, modeli serb i decentralizimit nuk mund të pranohet, sepse ai synon enklavizimin e kantonizimin, e mbi këtë bazë edhe ndarjen e Kosovës. Kosova është e përcaktuar për tërësinë territoriale, për lëvizje të lirë e jetë më të mirë përë të gjithë qytetarët e saj, u tha me këtë rast.