Lajmet e fundit
Stafi profesional i Kuvendit të Kosovës viztoi Asamblenë Nacionale të Francës
, 01.11.2004
Një delegacion i Departamentit ligjor i Kuvendit të Kosovës, i kryesuar nga sekretari i Kuvendit të Kosovës, Isuf Demaj, ka realizuar një vizitë pune në Asamblenë Nacionale të Francës, në kuadër të Projektit për Mbështetjen e Kuvendit të Kosovës.
Gjatë qëndrimit pesëditor në Paris stafi profesional i Kuvenit ka realizuar takime të rëndësishme me përgjegjësit dhe profesionistët e Parlamentit francez. Delegacioni është takuar me Sekretarin e Përgjithshëm të Administratës së Asamblesë Nacionale, Xavier Roques, me drejtorin e shërbimit të komisioneve, Herve Message, me drejtorin e shërbimit të seancave, Jean-Pierre Bonhoure, pastaj me drejtorin për marrëdhënie evropiane, Jean-Pierre Bloch, me sekretarin administrativ të dokumentacionit të shërbimit për çështje evropiane, Federic Poli, me drejtorin e shërbimit të komunikimit me media, Patrick Nguyen Huu dhe me drejtoreshën e shërbimit për marrëdhënie ndërkombëtare, Corinne Luquiens, etj.
Anëtarët e delegacionit të sfafit profesional të Kuvendit të Kosovës kanë marrë pjesë në një seancë plenare të Asamblesë Nacionale të Francës dhe në një mbledhje të Komisionit për ekonomi, financa dhe planifikim, në të cilën shqyrtohej Buxheti shtetëror për vitin 2005 dhe buxheti për rini dhe sport.
Sekretari i Kuvendit të Kosovës, Isuf Demaj, ndërkaq, ka pasur takim të veçantë me Konsorciumin për Mbështetjen e Kuvendit të Kosovës, të cilin e përbëjnë ekspertë na parlamentet e Francës, të Belgjikës dhe të Gjermanisë.
Pjesëtarët e delegacionit pas përfundimit të vizitës, e kanë vlerësuar tepër të rëndësishme njohjen me përvojat e parlamentarizmit francez, që do t’u shërbejë për mbështetjn e deputetëve të Kuvendit të Kosovës.