Lajmet e fundit
Kryeparlamentari Daci priti anëtarin e Bundestagut gjerman, Straser Chriftoph
, 03.11.2004
Anëtari i Bundestagut gjerman, Straser Chriftoph, është interesuar për gjendjen në Kosovë, për zgjedhjet e 23 tetorit, për gjasat e krijimit të institucioneve të Kosovës që burojnë nga këto zgjedhje, për pjesëmarrjen e serbëve në këto institucione dhe për decentralizimin. Profesor Daci, i cili i ka cilësuar zgjedhjet e tetorit fer dhe demokratike, e ka njoftuar parlamentarin gjerman se gjatë muajit nëntor do të krijihet Qeveria e re e Kosovës, nga një koalicion i gjerë i subjekteve fituese të këtyre zgjedhjeve. Ai është shprehur për kompetenca të plota të kësaj qeverie edhe sa i përket drejtësisë dhe sigurisë, që do te jenë në funksion të qëndrueshmërisë së Kosovës. Daci e ka vlerësuar shumë të rëndësishme pjesëmarrjen e serbëve në institucionet demokratike të vendit, sepse siç është shprehur ai, qytetarët serbë të Kosovës këtu i kanë pronat dhe historinë. Kosova është e të gjitha etnive që jetojnë në te, ka thënë Daci, i cili është shprehur i prerë se territori i saj është i pandashëm.
Duke folur për perspektivën e Kosovës, Daci ka thënë se integrimi i vendit në Evropë është zgjidhje e të gjitha problemeve, sepse në të kundërtën, është shprehur ai, Serbia dhe Kosova mund ta dëmtojnë shumë njëra-tjetrën. Anëtari i Bundestagut gjerman, Straser Chriftoph, është pajtuar për perspektivën evropiane të Kosovës dhe të rajonit, duke theksuar se do të vazhdojë mbështetja e Gjermanisë për Ballkanin dhe Kosovën. Profesor Daci e ka falënderuar parlamentarin gjerman për ndihmën e Bundestagut dhënë Kuvendit të Kosovës.