Lajmet e fundit
Kryeparlamentari Daci priti drejtorin e ri të NDI-së, Tomas Bridle
, 11.11.2004
Kryetari Kuvendit të Kosovës, Nexhat Daci, ka pritur sot drejtorin e ri të Institutit Nacional Demokratik ( NDI) për Kosovë, Toma Bridle, me te cilin ka biseduar për bashkëpunimin e mëtutjeshëm të NDI-së me Kuvendin e Kosovës.
Profesor Daci e ka vlerësuar pozitivisht rolin e deritashëm të NDI-së për demokratizimin e institucioneve dhe të subjekteve politike të Kosovës, duke konstatuar se Kuvendi i Kosovës ende ka nevojë për ndihmën e Institutit Nacional Demokratik. Duke folur, ndërkaq, për krijimin e institucioneve të reja të Kosovës, pas zgjedhjeve të 23 tetorit, Daci është shprehur për rritjen e kapaciteteve të legjislaturës së re dhe për bashkëpunim edhe me të ngushtë me parlamentet e vendeve të dëshmuara demokratike. Daci ka theksuar mungesën e përvojave të organizimit të jetës politike me pozitë dhe opozitë, në këtë vështrim ai është angazhuar që kjo të realizohet sa më parë, duke krijuar koncensus nacional për çështje madhore. Kjo, është shprehur kreu i legjislativit të Kosovës, është mirë të fillojë të funksionojë deri sa janë të paranishëm në Kosovë mekanizmat e sprovuar ndërkombëtarë. Drejtori i ri i Institutit Nacional Demokratik , Tomas Bridle, i cili ka përvojë të mirë pune në Senatin Amerikan dhe ka qenë i angazhuar edhe në Rusi e Kazakistan, është zotuar se do të angazhohet që tek institucionet e Kosovës të sjellë përvojat e suksesshme demokratike të botës.