Lajmet e fundit

Kryetari i Kuvendit të Kosovës Nexhat Daci u uron Bajramin të gjithë besimtarëve

, 13.11.2004




Të gjithë qytetarëve të Kosovës të besimit islam u uroj Fitër Bajramin me dëshirat më të mira që këtë festë ta kalojnë në harmoni dhe në begati së bashku me familjet e veta, me farefisin me miqtë dhe me dashamirët. Kjo festë është rast për të shprehur mirëkuptimin e tolerancën ndërmjet njerëzve, ndihmën e ndërsjellë dhe përkujdesjen për të gjithë ata që kanë nevojë.
Kosova sot po hecë drejtë rrugës së vet të pavarsimit dhe të intergimit në strukturat evropiane dhe kjo po bëhet falë të gjithë tyre që ranë në përpjekjet e popullit tonë për liri dhe falë angazhimit të përditshëm të njerëzëve të vullnetit të mirë, të sakrificës dhe të përkushtimit për tu siguruar në të sotme dhe një të ardhme më të mirë fëmijve tanë, dhe brezave që vijnë.
Kryetari i Kuvendit të Kosovës
Akademik Nexhat DACI
Prishtinë 13.11.2004.